Ballina Shqiperia ime Berisha: Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në...

Berisha: Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për çmimin e naftës në Shqipëri dhe ka theksuar se nuk do të lejohet që nafta në vend të shitet mbi çmimin që aplikohet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai ka theksuar se kjo është një formë e ndëshkimit të qytetarëve, duke u shprehur se nafta është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ata që kanë mundësi.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha: 

Rama nuk e bën këtë sepse Rama ka një koncept të veçantë.

Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një pensionisti se ç’punë ka pensionisti me naftën.

Pra, edhe naftën e konsideron si një privilegj të atyre që kanë, në një kohë kur nafta është energji dhe është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët.

Ne do ta bëjmë këtë, nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni.

Kosova e merr nga Durrësi naftën.

Nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro.

Që këtu është një ndëshkim për qytetarët.