Ballina Shqiperia ime Berisha : Do falim gjobat për qytetarët dhe bizneset e vogla

Berisha : Do falim gjobat për qytetarët dhe bizneset e vogla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me gratë, deklaroi se nëse PD vjen në pushtet, do të falen dhe kamatat për bizneset e vogla.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për paligjshmëri, duke theksuar se shqiptarët janë të dëshpëruar dhe të detyruar të emigrojnë masivisht. Berisha u shpreh se qeveria aktuale ka rikthyer kamatat dhe se inspektorët ushtrojnë presione ndaj bizneseve të vogla. “Rama bën fushatë tallavaje dhe bullizmi, flet si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit,” tha Berisha.

Kreu i PD Sali Berisha takim me gratë: Do të falim gjobat. Ne kemi falur kamatat, këta i kanë rikthyer kamatat, s’kanë ligj e moral. Një qytetar më tha se më duhen 80 vite punë që të paguaj kamatat. Ne do falim kamatat e qytetarëve, por edhe të biznesit të vogël, sepse është viktimë e arbitraritetit të inspektorëve të qeverisë. Shqipëria është boshatisur në mënyrë masive. Rama bën fushatë elektorale tallavaje e bullizmi, flet si Nuredin Dumani në sallë të gjyqit.