Krye demokrati Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, u shpreh se ka qenë Belinda Balluku dhe Olsion Bistri, ata të cilët kanë “kopsitur” dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Sali Berisha: Sot qytetarët shqiptarë ndoqën LIVE mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë dhe dëgjuan një fjalim copy-paste me atë që mbante Ramiz Alia kur drejtësia e Sigurimit të Shtetit filloi t’i dalë nga duart.
Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij.
Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën.
Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin.
Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani.
Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer.
Ai bëri gjithçka të sfumojë vjedhjen e tmerrshme të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij.
Sipas Edi Ramës, 870 mijë euro fustane, të brendshme dhe të jashtme, nuk duheshin bërë publike.
Në një kohë kur kishte urdhëruar të bëhen publike emrat e 3 fëmijëve me autizëm që mbrohen nga çdo konventë ndërkombëtare, vetëm e vetëm se ata u sponsorizuan, u ndihmuan nga dhëndri dhe vajza ime për t’u trajtuar në qendrën rajonale të autizmit.
Kurse tani të brendshmet dhe të jashtmet 870 mijë euro të Velicës nuk duheshin bërë publike.
Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë.
Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama.”, u shpreh Berisha.
Ai ka shtuar se ka qenë Bistri ai që përgjoi përgjoi Veliajn për llogari të Belinda Bullut.
Pra, kjo që dëgjuan sot shqiptarët, edhe njëherë u faktua se Edi Rama është mitra e vjedhjes dhe krimit në Shqipëri. Si mundet t’i dalë zot, në një kohë kur janë gjetur 95 mijë euro, prerje 500-she, tipike trafiku. Ta dini, Gratieri u sqaroi shqiptarëve që narkotrafikantët përdorin vetëm prerjen 500-she, sepse me këtë prerje ata reduktojnë në maksimum peshën. 1 milion euro me prerje 500-she peshon 1.2 kg. A e dëgjuat ju që ishin para të mykura? Këto Edi Rama nuk i ka për gjë. Fajin e ka Ulsiu me Metanin që u toleron këta gjykatës dhe prokurorë. Vetëm një padrino mund të mbajë një fjalë siç mbajti ai sot. Dhe u thotë pse nuk merrni Filip Çakullin, se me Filipin regjistronte kundërshtarët e tij.
E patë ju kund atë Lubi Lotin këto ditë? Është zhdukur nga radari. A e dini pse? A e dini ju që ai Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të kundërshtarëve, armiq të Belindës? Absolutisht po.
Midis të tjerësh ishte Erioni dhe Jolka. Ishin ato.
Pra, ajo është zhdukur tani.
Zhdukur nga radari.
Nuk del kurrkund. Por në mënyrë absolute çdo hap e ka marrë me Edi Ramën. Se ajo nuk e bën dot kurrë se unë e njoh psikologjinë e saj.
Ajo çdo veprim e ka kryer me Edi Ramën, pasi e regjistruan, pasi ia ndoqën… një pjesë të mirë të veprimeve e ka kryer ajo.
Kush është Nesti? Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet? Ato i gjeti vetëm Bistri, duke marrë vesh telefonat, se do shkoj këtu, se do porosis një shtrat dopio me një shtesë për fëmijët në Vjenë.
Të gjitha këto janë telefonat e përgjuar nga Bistri.
Pra kjo dosje e Erion Veliajt është e kompletuar e tëra nga qeveria.
Ne nuk kemi gisht.
Erion Veliajt iu vu koka në tepsi për të shpëtuar Olsi Ramën. Ky është kompromisi që u bë”, tha ai.