Ballina Shqiperia ime “Benzi” përfundon në kanal në aksin Vlorë-Fier, plagosen prindërit dhe dy vajzat

“Benzi” përfundon në kanal në aksin Vlorë-Fier, plagosen prindërit dhe dy vajzat

Një aksident automobilistik është regjistruar mbremjen e djeshme në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshati Akërni.Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në anë të autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshati Akërni.Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 anëtarë të një familjeje, prindërit dhe dy vajzat e tyre, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital.Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.