Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Moravë. Një automjet tip Mercedes Benz Vito, që drejtohej nga një vajzë, ka parakaluar dy automjete dhe ndërsa ka ndeshur përballë me një mjet tjetër, në përpjekje për të shmangur përplasjen me të ka goditur mjetin tip Toyota Yaris, duke e hedhur në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar katër mjete, ndërsa është dëmtuar drejtuesja mjetit tip ‘Toyota Yaris’, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po këqyrin edhe vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë mjeti tip ‘Mercedes Benz Vito’, me targa AA 737 KV, me drejtuese një vajzë, e cila ka kryer një parakalim të gabuar, duke hedhur në kanal drejtuesen e mjerit tip ‘Toyota Yaris’, me targa AB 866 LF, e cila po merr mjekim intensiv në Repartin e Urgjencën në spitalin e Beratit.