Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi një klinikë në Lushnjë, duke qenë se industria e turizmit dentar në Shqipëri po rritet me shpejtësi.
Gjatë fjalës së saj, zv.kryeminstrja Balluku theksoi se turizmi dentar do të mbetet në fokus, pasi ka një ndikim indirekt në ekonominë e vendit.
Unë mendoj që turizmi shëndetësor është shumë i rëndësishëm, ka eksperienca të mira dhe që kanë rezultuar të suksesshme, siç është rasti i Turqisë që pavarësisht turizmit detar që ka edhe turizmit kulturor etj, por turizmi shëndetësor e forcoi më shumë nga të gjithë. Ne jëmi dëshmitarë se ka një ndikim indirekt në gjithë ekonominë e vendit. Se siç the dhe vetë, ata që qëndrojnë 10 ditë, duhet të marrin me qira apartamenete Airbnb, dhe për më tepër ne i takojmë kudo në kafe, restorante etj. Është një lloj promocioni, përvecc të gjitha shërbimeve që marrin dhe përfitimeve indirekte që vijnë në ekonominë e vendit, nga ana tjetër ata mund të kthehen nga pacientë në klientë të turizmit shqiptar.
Shqipëria është bërë gjithnjë e më popullore falë kombinimit të shërbimeve dentare të përballueshme dhe kujdesit cilësor, duke tërhequr pacientë nga e gjithë bota.