Kryeministri i Greqisë Kyryakos Mitsotaqis në konferencën e zakonshme për mediat në Athinë ka folur për tone të ulura tashmë me Shqipërinë, pas vendimit të Gjykatës shqiptare për të liruar nga burgu eurodeputetin grek Fredi Beleri.
Ne duam të kemi marrëdhënie sa më të mira me fqinjët tanë dhe me Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë, por ndihemi të kënaqur që Fredi Beleri është me ne në Selanik.
Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri kalojnë përmes respektimit të minoritetit grek dhe respektimit të të drejtave pronësore të bashkatdhetarëve.
Ky është edhe një kusht i domosdoshëm për vazhdimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë”, mësohet se është shprehur kryeministri grek.