Ballina Shqiperia ime Bashkepunetore ne plagosjen e ish-bashkeshortit ne FIER,detaje nga arrestimi i 29 vjecares

Bashkepunetore ne plagosjen e ish-bashkeshortit ne FIER,detaje nga arrestimi i 29 vjecares

Eshte vetëdorëzuar mbremjen e djeshme në Policinë e Fierit 29 vjecarja Melisa Hoxhallari, e cila ishte në arrati prej më shumë se tre muajsh. Ajo ishte shpallur në kërkim së bashku me bashkëjetuesin e saj, Klement Beqaj nga Cakrani i Fierit, i cili vijon ende të jetë në arrati.

Çifti ishte në kërkim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 5 janar në një lokal pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi” në Fier, ku u plagos me armë zjarri Gledian Hoxhallari, babai i fëmijës së Melisës.

Sipas informacioneve zyrtare, Gledian Hoxhallari u qëllua nga partneri aktual i ish-bashkëshortes së tij, gjatë një konflikti që kishte shpërthyer mes tyre për kujdestarinë e djalit 9-vjeçar.
Ngjarja mori përmasa edhe më të rënda, pasi në momentin e përplasjes së dhunshme,i pranishem ishte edhe fëmija.
Pasi plagosi 40-vjeçarin, autori i dyshuar, Klement Beqaj, u largua nga vendngjarja duke marrë me vete edhe Melisa Hoxhallarin. Ndërkohë, fëmija, i tronditur, i kishte kërkuar nënës të mos largohej dhe ta ndihmonin babain e gjakosur, por ajo është larguar, duke e lënë djalin me të atin në gjendje të rëndë.
Hoxhallari u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mbeti për ditë të tëra në terapi intensive dhe në gjendje kritike për jetën. Policia nisi menjëherë hetimet dhe kërkimin për autorin dhe bashkëshorten e tij, të cilët u fshehën pas ngjarjes. Tashmë, me dorëzimin e Melisa Hoxhallarit, pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi motivet dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.