Ballina Aktualitet Basha në gjumë..por me lekë-KQZ i jep 1 milion euro të tjera

Basha në gjumë..por me lekë-KQZ i jep 1 milion euro të tjera

Ky 20 shkurt e gjeti Lulzim Bashën sërish humbës përballë shumicës dhe pakicë brenda pakicës.

Megjithëkëtë, kur vjet puna te paratë, atij i shkojnë punët vaj.

Këtë të martë, kryetarit zyrtar të PD-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i arkëtoi plot 106 milionë lekë, ose gati 1 milionë euro.

Kaq i vlen Bashës vula e PD-së dhe kjo me sa duket, është një tjetër arsye për ta mbajtur vulën fort me cdo cmim.

KQZ shpërndau fondet vjetore për partitë politke, dhe formula ju jep subjekteve zgjedhore financim në bazë të numrit të votave të marra në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kështu, Lulzim Basha ka marrë para për të gjitha votat që PD-ja, aosokohe e bashkuar, mori në vitin 2021.

Sot, Basha ka 11 deputetë ndërsa 41 të tjerë i ka kundër, e të shpërndarë o me Berishën, o me Bardhin, ose me askënd.

Megjithëkëtë, ligji ia jep paratë kryetarit zyrtar të partisë, pa marrë në konsideratë se si kanë rrjedhur ngjarjet në vijim.

Me fjalë të tjera, Basha humbet votat, humbet edhe deputetët, por nuk do të humbasë paratë.

Ky bonus financiar për të do të vijojë edhe vitin tjetër, dhe vetëm kur të bëhen zgjedhje të reja për parlamentin, paratë do të llogariten ndryshe.

Ai do të vazhdojë t’i ketë këto favore, edhe sikur të vijojë me kokëfortësi të bëjë atë që ka në stilin e tij të pakonkurrueshëm:  të mos bëjë beteja, të zhduket kur ka krizë, të rishfaqet i buzëqeshur muaj më pas, dhe të mos flasë atëherë kur i kërkohet.

FONDET E SHPËRNDARA NGA KQZ

Partia Socialiste                     151.494.783 lekë

Partia Demokratike               106.661.181 lekë

Partia e Lirisë                          15.577.215 lekë

Partia Social Demokrate      12.266.269 lekë

PR                               11.488.669 lekë

PDIU                           9.753.658 lekë

PBDNJ                       8.018.647 lekë

PAA                            8.018.647 lekë

LZHK                         8.018.647 lekë

PLL                             8.018.647 lekë

Nisma Thurje           6.283.636 lekë