Ballina Shqiperia ime Bardhi: Telefonin ma ka marrë SPAK-u, s’kemi frikë nga padia e atyre...

Bardhi: Telefonin ma ka marrë SPAK-u, s’kemi frikë nga padia e atyre që s’kanë lënë gjë pa vjedhur

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i deputetëve Gazment Bardhi u shpreh se opozita është e vendosur në aksionin e saj për rrëzimin e mazhorancës.I pyetur në lidhje me padinë penale për djegien e karrigeve të Kuvendit të Shqipërisë, Bardhi theksoi se padia vjen nga ata që nuk kanë lënë pa vjedhur në këtë vend.

I pyetur në lidhje me padinë penale për djegien e karrigeve të Kuvendit të Shqipërisë, Bardhi theksoi se padia vjen nga ata që nuk kanë lënë pa vjedhur në këtë vend.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar demokrat ka sqaruar edhe kallëzimin që PD ka bërë në SPAK për 73 deputetë socialistë.

Bardhi tha se tashmë në fletoren zyrtare është botuar vendimi për moszbatimin e vendimit të Kushtetueses lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës dhe moszbatimi i një vendimi gjykate është vepër penale.

Bardhi tha se sipas Kodit të Procedurës Penale, moszbatimi i vendimit të Gjykatës dënohet me burg deri në 3 vjet. Në këto kushte, kreu i Grupit Parlamentar demokrat tha se PD i është drejtuar SPAK për të hetuar të 73 ligjvënësit socialistë.

Po ashtu, Bardhi foli edhe për thirrjen e tij sot në Prokurorinë e Posaçme, ku bëri me dije se ka vënë në dispozicion të hetimeve telefonin e tij celular për zbardhjen e shantazhimeve të pretenduara ndaj tij.

“Kam shprehur gadishmërinë për t’I vënë SPAK-ut në dispozicion telefonin tim, për të hetuar atë kallëzim që kam bërë, dhe sot do të paraqitem në Prokurorinë Speciale”, tha Bardhi.