Ballina Aktualitet Bardhi debate me deputeten e PD: “Basha, zagar që ka shitur interesat e...

Bardhi debate me deputeten e PD: “Basha, zagar që ka shitur interesat e demokrateve, boll!”

Me debate u shoqërua mbledhja e sotme e Komisionit të Medias, ku deputetë të opozitës bllokuan punimet. Ishte Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka që debatuan ashpër me përfaqësuesit e maxhorancës, por dhe me kryetaren e Komisionit, Flutura Açkën. 

Ndërkohë, gjatë debatit, Bardhi ka replikuar dhe me kolegen e tij demokrate, Merita Bakiun, ndërsa e ka akuzuar se i shkon nga pas Bashës, një person që ka shitur sipas tij interesat e demokratëve.

DEBATI
Bardhi: 
O Merita ka mundësi ti…

Bakiu: Nuk i shërbej Edi Ramës unë, turp t’ju vijë!
Bardhi: Ngri zërin për Komisionet Hetimore, boll. Pazaret i ka ndarë kush i ka ndarë. I ndan ai që i shkon ti prapa.
Bakiu: Nuk i shkon njeri prapa
Noka: Jeni me Edi Ramën
Bakiu: Me Edi Ramën jeni ju
Bardhi: Pazaret i ka bërë ai shefi jot, ti rri se nuk ka njeri gjë me ty. Nuk po të ofendon askush. O Merita do pushosh tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa.
Bakiu: Unë jam me PD
Bardhi: Nuk kemi gjë me ty, je demokrate se je me PD. Ulu se nuk ka gjë njëri me ty.