Nënë e bir kanë ndërruar jetë gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në në fshatin Nikoliq të Hasit.Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.
Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej
Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.
Shkak për ngjarjen dyshohet një pakujdesi e familjarëve, të cilët mendohet se kanë harruar një ngrohëse ndezur.
Megjithatë një ekip ekspertësh po kryejnë veprimet për identifikimin e shkakut të zjarrit.
“Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thekson policia në njoftimin zyrtar.