Zv.kryeminstrja Balluku inspektoi një kompani bujqësore ALBASEED, që furnizon me shumicë pikat bujqësore me inpute bujqësore.
“Në të gjitha takimet që unë bëj me fermerët, një nga problemet më të mëdha që kemi dëgjuar kohët e fundit është cilësia e farës, sepse që të japësh një farë me cilësi jo të mirë dhe bujku të investohet në kohë për ta mbjellë dhe për të pritur që të ketë rezultat dhe rendimenti të jetë shumë i ulët, atëherë me të vërtetë për ata është problem jetik. Kështuqë, ti para se ta ndash me ta ti bën testet, ke parcelat e testimit.”
Nga ana tjetër, në fjalën e saj zv.kryeministrja Belinda Balluku theksoi se do të subvencionohet mbrojtja biologjikë në mënyrë që produktet shqiptare të hyjnë në supermarketet e Evropës.
“Kjo është ajo që synojmë, qeveria shqiptare synon që në 2030 të arrijmë 1 miliardë eksporte bujqësore, sot jemi 540 mln. Këtë vit synojmë të subvencionojmë edhe mbrojtjen biologjike, duam të kalojmë në një etapë tjetër atë që na garanton mbrojtjen biologjike që produket shqiptare të futen në supermarketet e Evropës.”
Objektivi i qeverisë shqiptare është që deri në vitin 2030 të arrijë 1 miliardë eksporte bujqësore.