Ballina Shqiperia ime Balluku ne Kafaraj,Fier: Luleshtrydhet shqiptare eksportohen në marketet europiane Mundësi punësimi për të...

Balluku ne Kafaraj,Fier: Luleshtrydhet shqiptare eksportohen në marketet europiane Mundësi punësimi për të rinjtë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, vizitoi një nga pikat e grumbullimit dhe eksportit të lulështrydheve në zonën e Kafaraj në Njesine Administrative Frakull te Bashkise Fier. 

Për prodhuesit, është një mundësi e mirë punësimi dhe për banorët e zonës pasi pagat variojnë nga 800-1200 euro ndërsa zëvensëskryeministrja Balluku thekson se ky ëahtë lajm shumë i mirë për të frenuar emigrimin.

“Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë djemtë dhe vajzat sepse dje kam qenë në zonën e Darsisë, dhe atje është momenti i serave që janë duke vjelë kastravecët dhe të gjitha kontratat janë kontrata eksporti dhe kam takuar djem dhe vajza 18-20 vjeç të ciket punojnë pasdite në sera sepse pagesa është shumë e mirë.”, u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku. 
Sipas grumbulluesit të luleshtrydheve, tregu ka kërkesa të larta, pasi janë 1.5 milionë fidanë të porositur për sezonin tjetër. 

“Unë sjell fidanin e luleshteydheve, dhe duke krahasuar me vjet dhe sivjet, fermerët kanë dhënë porosi për sezonin tjetër rreth 1.5 milionë fidanë porosi janë dhënë tashmë për sezonin tjetër. Edhe fermerët po kuptojnë që tregu kërkon cilësi, kërkon varietete që të jenë hibride, të jenë varietete që kërkon tregu dhe kjo gjë na ka bërë të lumtur sepse dhe ne po ndjejme që avash avash të marrim frytet tona.”, tha ai. 

Sipas tij, luleshteydhet shqiptare janë eksportuar në supermarketet më në zë të shteteve europiane.