Ballina Shqiperia ime Baçi sulmon Bashën: Në Fier po përdor emrin e një zonje fisnike...

Baçi sulmon Bashën: Në Fier po përdor emrin e një zonje fisnike për të penguar fitoren tonë

Deputeti demokrat Luan Baçi ka shprehur kritika të forta ndaj listës së koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit, duke e quajtur përdorimin e emrit të Sabrie Hoxhajt në listën e Fierit si një manovër për të penguar fitoren e Partisë Demokratike.

Baçi ka theksuar se Hoxhaj, e cila mohon se ka plotësuar formularin për të qenë kandidate, është shfrytëzuar pa dijeninë e saj për interesa të ngushta politike.

Postimi:

SABIRE HOXHAJ  nje zonje fisnike, perfaqsuese e denje e Mallakastres, mesuese e shkelqyer,  demokrate e nderuar, drejtuese e strukturave te larta te  partia  demokratike ne Mallakaster, ish kryetare komune ne Mallakaster, perfaqsuese e partise demokratike, kontribuese dhe faktor i rendesiahem ne proçesin e rithemelimit te partise demokratike, me kryetar profesor, doktor Sali Berishen!

Euroatlantiket qesharak dhe te shitur, duan te perdorin emrin e saj te nderuar ne listat e tyre te turpit, per te penguar demokratet dhe partine demokratike ne fitoren e sigurt te 11 Majit!

Hiqni dore nga keto veprime te turpshme, boll abuzuat dhe luajtet me demokratet, do te mbaheni mend si njerezit me qesharak, qe kane ekzistuar ndonjehere!

“E turpshme”! Baçi sulmon Bashën: Në Fier po

Lista e Koalicionit Euroatlantik në Fier:

Vjola Avdulaj

Ali Bendaj

Dajela Daka

Amarildo Filaj

Burbuqe Goxhaj

Sabire Hoxhaj

Afrim Kokla

Gerard Komini

Gezim Maloku

Klejdan Mehmetaj

Burhan Misiraj

Florentina Nushi

Gjergji Peri

Elvis Pisku

Fatjon Pollozhani

Ermal Sefa