Ballina Shqiperia ime Babë e bir përfundojnë në spital pas goditjes me thike nga komshiu

Babë e bir përfundojnë në spital pas goditjes me thike nga komshiu

Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Kristjan Thaçi plagosi me thikë dy komshinjtë e tij dhe më pas u arratis.

Balkanweb mëson se të plagosurit janë babë e bir. 34-vjeçari është konfliktuar me komshinjtë dhe më pas i ka qëlluar me thikë e me sende të forta.

I riu është ankuar se babë e bir “po bënin shumë zhurmë në pallat”. 34-vjeçari Thaçi njihet si person problematik në zonë.

Të plagosurit janë Arben dhe Marjo Miha, 60 dhe 21 vjeç. Ata janë dërguar për kurim në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.