Ballina Shqiperia ime Baba Mondi ne Mallakaster:“Asnjë lëvizje për Shtetin Bektashi”-Vetëm deklarata e Kryeministrit

Baba Mondi ne Mallakaster:“Asnjë lëvizje për Shtetin Bektashi”-Vetëm deklarata e Kryeministrit

Ideja për krijimin e një entiteti sovran të Urdhrit Bektashi pohuar nga kryeministri Edi Rama, nuk ka mbetur ne kuadrin e premtimeve deri tani

Këtë fakt e konfirmoi Kryegjyshi Botëror i bektashinjve haxhi dede Edmond Brahimaj në një aktivitet të organizuar në Mallakastër, ku pohoi se nuk ka ende asgjë konkrete.

“Nuk ka asgjë konkrete përveç asaj që ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, dhe kur të ketë diçka të re, do të njoftoheni. Nuk kam ardhur për këtë punë këtu”, u shpreh Baba Mondi.

Kjo ishte hera e parë që Kryegjyshi Edmond Brahimaj pyetej nga mediat shqiptare për këtë çështje dhe nuk pranoi të ndante asnjë detaj. Disa ditë më parë në një intervistë për gazetën “The Jerusalem Post”, ai pohoi se baktashinjtë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të mos humbasë kohë dhe të ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të realizimit të idesë për krijimin e shtetit bektashi. Kryegjyshi tha se fillimisht qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin e bektashinjve dhe se po zhvillohen strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani.

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve ishte sot në ceremoninë e organizuar në qendër të fshatit Ninësh në Mallakastër, ku u përurua shtatorja e Baba Haxhi Saliajt, të cilin e vlerësoi si simbol të fisnikërisë.