Ballina Shqiperia ime AZHBR: Skema Kombëtare 2024 financoi 67 133 fermerë

AZHBR: Skema Kombëtare 2024 financoi 67 133 fermerë

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural financoi 67 133 fermerë në shkallë vendi, përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024.
Sipas statistikave të publikuara nga AZHBR, 52 195 fermerë përfituan mbështetje për naftë, 3503 fermerë u financuan për tufën bazë të matrikulluar gjedhë, 5089 për tufën bazë të matrikulluar të imta, 4056 për bletarinë, 105 për fermat organike, 3 fermerë për certifikimin Global Gap, 1406 fermerë për fara, fidanë dhe inpute të tjera dhe 75 fermerë u financuan për bimët mjekësore – aromatike.

Pagesat u realizuan në masën 100%, me një fond total prej 5,2 miliardë lekësh.

Skema Kombëtare 2024 ofroi mbështetje për 8 masa: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara-fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore – aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.