Ballina Bota Avioni përplaset me helikopterin ushtarak, raportohet për shume viktima

Avioni përplaset me helikopterin ushtarak, raportohet për shume viktima

Një aeroplan me 64 persona në bord u rrëzua në një lumë në Uashington DC pasi u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane me tre persona në bord. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por CBS News, e cila citon një zyrtar, raporton se të paktën 18 trupa janë gjetur më tani në lumë.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar në zonën e rrëzimit, ndërsa avioni është copëtuar në ujërat e ftohta të lumit Potomac. Sipas Administratës Federale të Aviacionit, avioni i pasagjerëve ishte nisur nga Wichita, Kansas dhe po përgatitej të ulej në aeroportin e kryeqytetit amerikan.

Helikopteri ishte në një fluturim stërvitor me një ekuipazh prej tre personash, me bazë në Fort Belvoir në Virxhinia. Ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë, një gabim njerëzor apo teknik, por FBI ka përjashtuar mundësinë për akt terrorist.