Autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia është ende në arrati.
Vrasja e efektivit te forcave Shqiponja ne Fier ka ngritur ne kembe forca te shumta policore ne kerkim per kapjen e autorit. Kerkimet e policise kane vijuar pa nderprerje edhe gjatw oreve te nates dhe vijojne edhe ne keto mowmnte
23-vjeçari Asllan Mernica pasi qëlloi me një plumb në kokë policin në Fier u largua nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.
Mësohet se deri më tani janë shoqëruar dhe marre ne pyetje në komisariat 12 persona për ngjarjen, kryesisht familjarë të autorit dhe mamaja e tij .
Sakaq, mbrëmë u “blindua” zona e Pojanit në Fier, teksa ka dyshime se autori ka akoma me vete armën e krimit.
Kujtojmë që Novruz Cenalia u qëllua nga Asllan Mernica 23 vjeç, teksa mbante të veshur uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte turnin.
Më herët u tha se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, por më pas kjo pistë u hodh poshtë duke thënë se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit.
Pasi qëlloi për vdekje 28-vjeçarin,Asllan Azgan Mernica 23 vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes. Një operacion i gjerë është shtrirë në të gjithë fshatrat pranë Baltëzës, në hyrje-daljet e Fierit dhe ato të qyteteve të tjera fqinje.
Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 30.000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e Azgan Mernicës. Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, pasi Policia e Shtetit ju garanton anonimatin.