Mbrëmjen e së enjtes, Roan Brahimi, u ekzekutua në një atentat mafioz në Athinë. Atij iu zu pritë ndërkohë që ishte duke lëvizur me familjarët e tij, gruan dhe djalin e mitur.
Sipas mediave greke, dy persona, të cilët po lëviznin me motor kryen vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar. Brahimi kishte shkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Greqi të shtunën e 4 majit, në prag të Pashkëve.
Gruaja e tij ka folur për mediat greke, ndërsa shton se nuk ishte në dijeni që ai do të vinte, vetëm kur i ishte shfaqur në Kishë, për të parë atë dhe fëmijën e tij.
Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë asgjë, erdhi në Kishë. Të shtunën për Pashkë”, theksoi ajo.
Ajo ka treguar për median greke momentin mafioz, kur atentatorët shkrepën armët dhe vranë bashkëshortin e saj, ndërsa e gjithë skena shtoi ajo ndodhi në sy të fëmijës së tyre të mitur.
“Isha në makinë me të, por nuk e mbaj me se çfarë ndodhi. Më pas dola nga makina. Fëmija pa gjithçka. Tani atë e ka mamaja ime, ndërsa unë rri në shtëpi dhe nuk jam aspak mirë”, tha ajo.
Ai dyshohet i përfshirë në disa ngjarja kriminale në Shqipëri. Ai konsiderohet si rivali i grupit të Ervis Martinaj, i cili është zhdukur në gusht të 2022.