Ballina Shqiperia ime Atentati ndaj gazetarit, prokuroria dërgon për gjykim kriminielin

Atentati ndaj gazetarit, prokuroria dërgon për gjykim kriminielin

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim, ushtarin e bandës Çopja, kriminielin Renato Bodurri, për sulmin ndaj gazetarit dhe administratorit të portalit te lajmeve “Pamlefti”, Gjergj Zefi.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Bodurri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë kryer veprën penale në fjalë ndaj shtetasit Zefi.

Goditi administratorin e portalit online ‘Pamlefti’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim shtetasin R.B

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dërgon në gjyq shtetasin R.B. për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim parashikuar nga neni 237/1 dhe 25 i Kodit Penal ndaj viktimës, shtetasit Gj.Z. 

Në kuadër të hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr.6833, Prokuroria e Tiranës arriti në përfundim se shtetasi R.B. në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë kryer veprën penale në fjalë ndaj shtetasit, Gj.Z. administrator i portalit online ‘Pamfleti’.

Hetimet nisën bazuar në referimet e ardhura nga Komisariati i Policisë nr.3, pasi shtetasi Gj.Z. ishte paraqitur në Spitalin e Traimës pasi goditur nga pas dhe nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur, por nga ekzaminimet u konstatuan dëmtime në kokë, krah dhe buzën e poshtme dhe në të dy këmbët. 
Pas këqyrjes së pamjeve filmike në zonën ku kishte ndodhur ngjarja, dëshmisë së banorit i cili shpjegoi se disa persona kishin goditur me shkop shtetasin Gj.Z. dhe më pas kishin ikur me vrap drejt një makine të zezë, si dhe identifikimi i automjetit të përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë dërgoi në gjyq shtetasin R.B.’, njofton Prokuroria.

Atentati ndaj gazetarit, prokuroria dërgon për gjykim kriminielin

Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, Bodurri u lirua, duke dhënë si alibi faktin se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se makinën e tij ia kishin marrë pa pasur dijeni. Por sipas dosjes së re të SPAK për përgjimet e ardhura, Bodurri implikohet në këtë grup të goditur. Bodurri rezulton përdorues i aplikacionit SkyEcc dhe ndërlidhës me gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila kishte porositur gjithashtu goditjen e gazetarit Saimir Kodra dhe të avokatit Arben Llangozi./Pamfleti