Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji” në Vlorë, është raportuar një atentat me armë zjarri, ku dy persona janë plagosur.
Shtetasi Kejvin Hajrulla, rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”, është qëlluar dhe plagosur në rrethana ende të paqarta. Përveç tij, gjithashtu ka mbetur i plagosur shtetasi Armand Spahiu, 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.
Pas të shtënave, të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që nuk raportohet për rrezik për jetën e tyre.
Në vazhdim të hetimeve, gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është lokalizuar automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, i cili është gjetur i djegur.
Sakaq, forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.
Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.