Ballina Shqiperia ime Atentati me 3 viktima në Shkodër, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit

Atentati me 3 viktima në Shkodër, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit

Rreth 20 persona janë shoqëruar pas atentatit me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Shkodër, të cilët pasi kanë dhënë deklarime janë liruar.

Mes të shoqëruarve ishte edhe Safet Bajri. Safet Bajri është mbajtur vetëm 2 orë në Policinë e Shkodrës.

Në deklarime ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e vetë dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Sipas tij është i monitoruar në kamera gjithandej në shtëpi, të cilat provojnë se gjatë kohës së vrasjes ka qenë në shtëpi.

Shënjestra të atentatit, ishin Hamza Lici, i cili humbi jetën në vendngjarje dhe Arlind Bushati, i cili vdiq më vonë në spital. Lici dhe Bushati, ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat.

Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po lëvizte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha. Ata u përplasën nga makina e Licit dhe Bushatit pasi humbën kontrollin nga të shtënat me armë.