Ballina Shqiperia ime Atentat 29 vjecarit,qëllohet 3 herë me armë zjarri

Atentat 29 vjecarit,qëllohet 3 herë me armë zjarri

Një atentat me armë zjarri ka tronditur pasditen e kësaj të marte, teksa raportohet se një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku ndaj të riut, Egzon Gegaj, është qëlluar tre herë, duke i shkaktuar dy plagë në gjoks.

Sipas policisë ai është qëlluar me pistoletë pas një konflikti për motive të dobëta nga 23-vjeçari L.N.

Fillimisht, i plagosuri u dërgua në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rëndë, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.