Është arrestuar nga policia e Krujës, Ariel Rraja nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe djali i Flamur Rrajës. Ariel Rraja është arrestuar ditën e djeshme dhe ishte në kërkim për dhunën që së bashku me babain e tij ushtroi ndaj Kujtim Cacës. Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2024. Konflikti midis Flamur Rrajës dhe Kujtim Cacës nisi për një kanal.