Ballina Shqiperia ime Arrestohet me urdhër të GJKKO Safet Bajri, akuzohet për një vrasje në...

Arrestohet me urdhër të GJKKO Safet Bajri, akuzohet për një vrasje në 2018

Policia dhe forcat speciale RENEA kanë kryer sot shoqërimin e Safet Bajrit njeriut të përmendur për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që kanë trodnitur Shkodrën. 

Mësohet se Bajri do të shoqërohet për në ambientet e policisë së Tiranës ku dhe do të merret në pytetje për dyshimet e prokurorëve. 

Dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Dobraç të Shkodrës. Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.

Mbrojtja nuk konfirmon tu jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi.Bajri është nisur drejt Tiranës i shoqëruar me masa sigurie.