Ballina Shqiperia ime Arrestohet ish ministri i shendetesise Ilir Beqaj dhe 2 persona të tjerë

Arrestohet ish ministri i shendetesise Ilir Beqaj dhe 2 persona të tjerë

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj .

Mësohet se bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk dihen.

SPAK vendosi ish ministrin nën akuzë më 18 mars, 2024, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.

Koncensioni afro 100 milionë euro në 10 vjet siguron instrumentat kirurgjikale të personalizuar, mjete njëpërdorimëshe kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve biologjike dhe desinfektim të sallave kirurgjikale.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.