Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit, pasi ka marrë në automjetin e tij një 21-vjeçare me probleme të shëndetit mendor dhe e ka ngacmuar seksualisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.