Ballina Shqiperia ime Arrestohet 30 vjecari ne Fier me arme dhe municione

Arrestohet 30 vjecari ne Fier me arme dhe municione

Fier

Vijon operacioni policor i koduar “Risku”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjejnë dhe sekuestrojnë 1 tjetër arsenal armësh zjarri.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë zbuluan një vend në të cilin 30-vjeçari i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Risku”, kishte fshehur një arsenal tjetër armësh.

Në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;
-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme;
-1krëhër automatiku;
-2 bomba dore (granata difensive);
-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;
-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;
-1 pistoletë gjurmëlënëse;
-2 radio si të Policisë;
-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;
-5 celularë;
-1 GPS.

Më herët, 30-vjeçarit, Policia i gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Marerialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.