Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasen D. M., 21 vjeçe, banuese në fshatin Fier Shegan, pasi ka përndjekur bashkëjetuesin e saj dhe ka ushtruar dhunë ndaj mamasë së tij.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•D. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
•2 shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi kanë goditur me grushte një bashkëmoshatar të tyre, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- F. B., 67 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr pranë hekurudhës në lagjen “Sheq i Madh”, duke rrezikuar banesat përrreth;
- E. N., 42 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, pasi ka kanosur një shtetas 41 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.