Ballina Bota Arrestohen 2 shqiptarë për vr*sjen e Irakli Davellës

Arrestohen 2 shqiptarë për vr*sjen e Irakli Davellës

Policia greke ka arrestuar sot dy persona të cilët akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës .

Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë. Davella u ekzekutua në vendin e quajtur Thrakomaqedhones në 15 dhjetor 2024. Në ngjarje u plagos rëndë edhe shtetasi shqiptar Edi Lulo, identiteti i vërtetë i të cilit është Etmond Hysa.

Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro.

Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri.

Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.