Ballina Shqiperia ime Arrestimi i Veliajt, Rama do mbledhë në orën 16:30 punonjësit e bashkisë...

Arrestimi i Veliajt, Rama do mbledhë në orën 16:30 punonjësit e bashkisë në sheshin ‘Skënderbej’ 

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën akuzat për korrupsion, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një mbledhje emergjente me punonjësit e bashkisë në sheshin “Skënderbej” sot në orën 16:30.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj.

Pas ndalimit të Veliajt javën e kaluar Rama zhvilloi takime me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës, nga ku më pas u vendos edhe delegimi i firmës së kryebashkiakut Veliaj te Anuela Ristani.