Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimet e bëra nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj, bashkëshortja dhe vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.Ata kishin depozituar një padi, ku kundërshtonin veprimet e SPAK dhe GJKKO, në lidhje me kontrollin e ushtruar mëngjesin e 6 Dhjetorit nga BKH në banesat e tyre dhe të familjarëve, si dhe në zyrat e fondacionit “Harabel”, ku si pasijë iu sekuestruan celularët dhe një shumë e konsiderueshme lekësh që u gjetën në zyrën e Xoxës.
Avokatët e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedurial për mungesë shkaku të ligjshëm.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një reagim mbi hetimet e SPAK ndaj tij theksoi se agjentët e BKH-së kishin trokitur në derën e banesës së tij pa një vendim gjyqësor.
Ndërkohë, një ditë më parë, Ajola Xoxa dha shpjegime për rreth 3 orë në SPAK për llogari të një hetimi për “korrupsion” dhe hetim pasuror të nisur nga kjo strukturë.
Pak ditë më parë, GJKKO refuzoi kërkesën e saj dhe vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, për t’ju kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit personal dhe disa ambienteve në pronësi të tyre.