Laert Haxhiu nëpërmjet avokatit të tij Detar Hysi ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin për vendimin e apelit të GJKKO që e la në burg për jetë për masakrën e Lushnjës.Në argumentet e parashtruara ndaj Gjykatës së Lartë, avokati Hysi ka renditur faktin se gjykata ka tejkaluar kompetencat, vendimi nuk është në përputhje me ligjin dhe se me këtë vendimmarrje po tentohet të hapet një sagë vrasjesh në qytetin e Lushnjës, duke cenuar sigurinë kombëtare të jetës në vendin tonë.
Po ashtu, ai shton se një nga anëtarët e trupit gjykues të Apelit të GJKKO-së ka votuar për pafajësi për masakrën.
Prej tre javësh Laert Haxhiu është transferuar në burgun e sigurisë se lartë të Drenovës.
DOKUMENTI