Ballina Shqiperia ime Anulohet lundrimi i anijeve Vlorë e Durrës -Ndalohen dhe mjetet e peshkimit...

Anulohet lundrimi i anijeve Vlorë e Durrës -Ndalohen dhe mjetet e peshkimit deri më 25 mars

Sot gjithë bregdeti shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë  dhe dallgë të mëdha.

Për të shmangur rreziqet që mund të sjellë ky mot i përkeqësuar autoriteteti Portual ka urdhëruar pezullimin e linjës së trageteve Vlorë – Brindisi – Vlorë për pasagjerë dhe automjete dhe linjës Durrës – Bari – Durrës.
Po kështu ndalohen të gjitha lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datës 23 mars 2025.

Moti 
Sot gjithë bregdetit shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.Për të shmangur rreziqet që mund të sjellë ky mot i përkeqësuar, autoritetet detare u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në këtë fushë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve të mjeteve lundruese.

Ndalime dhe kufizime
Ndalohen të gjitha lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datës 23 mars 2025. Drejtuesit e mjeteve detare duhet të marrin masa sigurie, duke marrë parasysh kushtet e vështira hidrometeorologjike.