Ballina Aktualitet Anëtarësimi në BE, zbulohet data e konferencës së katërt ndërqeveritare

Anëtarësimi në BE, zbulohet data e konferencës së katërt ndërqeveritare

Konferenca e katërt ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Europian do të mbahet me 14 prill. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, ku mësohet se në këtë konferencë do të hapen negociatat për grup kapitullin 2 që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm.Deri më tani vendi ynë ka hapur negociatat dhe ka nisur punën për Grup-kapitullin 1 që ka të bëjë me shtetin e të drejtës dhe Grup-kapitullin 6 për marrëdhëniet me jashtë.

Gjatë vizitës së fundit në vendin tonë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme Kaja Kallas tha se është plotësisht e mundshme që Shqipëria të jetë vend i BE-së në vitin 2030. Ajo vlerësoi reformat, por tha se zbatimi i tyre dhe veçanërisht sundimi i ligjit janë kyçe për integrimin.