Ballina Shqiperia ime Andi Memeti nga FIERI ,zgjidhet zv/ministër i Financave. Aplikoi në platformën “Deputeti...

Andi Memeti nga FIERI ,zgjidhet zv/ministër i Financave. Aplikoi në platformën “Deputeti që duam”

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës emërimin e zv/ministrit të ri të Financave. Ai është Andi Memeti, një aplikant i platformës “Deputeti që duam”, e hapur nga Partia Socialiste për të rinjtë që duan të afrohen në politikë.

Në një video në rrjetin social Instagram, Andi thotë se ka studiuar në Britani për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Më pas ai nisi karrierën profesionale në Londër, ku prej 11 vitesh punon në fushën financiare dhe bankare.