Ballina Shqiperia ime Ambulanca përplaset me makinën,plagoset pacientja që po transportonte

Ambulanca përplaset me makinën,plagoset pacientja që po transportonte

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në bulevardin “18” shtatori” në Gjirokastër.

Një ambulancë është përplasur me një makinë. Për pasojë, është lënduar pacientja që ishte në autoambulancë.

“Rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, automjeti  (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë është dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut  të aksidentit”, thuhet në njoftim.