Enkelejd Alibeaj ka prezantuar ditën e sotme partinë e tij të re, të shkëputur tashmë nga demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës, e po ashtu edhe prej Sali Berisha.
Partia e tij e re mban emrin “Djathtas”, dhe në krye të subjektit të ri politik qëndrojnë 4 figura të larguara nga Partia Demokratike, bashke me Alibeajn, Arbi Agalliu, Flutura Açka dhe Seladin Jakupllari.
“Projekt i ri politik, shteti i së drejtës është themeli ynë. Besojmë se një qeveri është më efikase dhe e pakorruptuar kur është kufizuar në madhësi dhe fuqi të saj”, tha Alibeaj në fjalën e tij.