Ballina Aktualitet Alex Soros ri-publikoj foton me Ramën, reagon LaCivita

Alex Soros ri-publikoj foton me Ramën, reagon LaCivita

Aleks Soros ka rikthyer sot fotografinë e vjetër me kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Soros thekson se ka vendosur ta ripublikojë foton pas “kërkesave të shumta që ka marrë”.

Pas kësaj, ka reaguar edhe strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, që është dhe një person pranë Donald Trump.

La Civita gjithashtu ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me Aleks Soros. Ai thotë se Rama nuk është tjetër gjë, përpos se një kukull i Sorosit. Strategu i rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, njëkohësisht njeriu që do të udhëheqë fushatën e PD për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita, shkruan përmbi foto: “Kukulla dhe padroni”.

Kujtojmë se LaCivita e ka cilësuar më herët Ramën një kukull të Sorosit, duke shtuar se ai nuk mund të jetë një mik i Amerikës, duke qenë njëkohësisht edhe mik i miliarderit të ekstremit të majtë. Kreu i PD Sali Berisha tha përpara disa ditësh se Rama ka fshirë fotot në rrjetet sociale me Aleks Soros.