Ballina Ekonomi Albpetrol rrit prodhimin e naftes ,mbi 70 mijë tonë ne 2024

Albpetrol rrit prodhimin e naftes ,mbi 70 mijë tonë ne 2024


Albpetrol prodhoi ne vitin 2024 mbi 70 mije tone naftë, me një rritje modeste prej 1.8 perqind ne raport me vitin paraardhes.
Të dhenat zyrtare te publikuara nga vete
kompania publike tregone ne terësi nje nivel
te qëndrueshem prodhimi nga koha e
pandemise kur prodhimi preku nivelet më te ulëta te 6 viteve paraardhese.

Ne vitin 2020 kur bota u vu nen pushtetin e
COVID-19 prodhimi i nafts nga Albpetrol shenoi nivelin mbi 40 mije tone.

Ne atë kohë kufizimet ne levizje por edhe
kufizimi i aktivitetit ekomomik e zhvlerësuan
totalisht arin e zi. Më pas ne vitin 2021 prodhimi u rrit me pak më shumë se 30 për qind per te vijuar pastaj gradualisht përgjatë viteve te fundit ne nivelet mes 68-70 mijë tonë.

Të paktën pese janë vendburimet kryesore
ku Albetrol prodhon naftën. I pari vendburimi i Kuçovës. Mesatarisht shoqëria “Albp
SH.A numëron rreth 950 puse ne pune


Të paktën pesë janë vendburimet kryesore ku Albetrol prodhon naftën.

I pari vendburimi i Kuçovës. Mesatarisht shoqëria “Albpetrol” SH.A numeron rreth 950 puse ne puné ne këtë zonë dhe prodhimi per vitin 2024 në kête rajon eshte 15.9 mije tonë.

Vendburimi i dytë është ai i Patosit, ku pjesa nën administrimin e shoqërisë “Albpetrol” SH.A numëron gjithsej 888 puse në inventar, prej të cilave 307 janë në ruajtje, pra, që nuk mund të kthehen më në prodhim.

Sipas kompanisë janë rreth 22 puse të cilët mbahen si puse aktive sot. Rreth 542 puse janë pjesë e fondit te ndalur dhe paraqesin vështirësi shumë të mëdha për t’u vënë në punë. Gjatë 2024-s prodhimi në këtë vendburim ishte 4147 tonë.

Vendburimi i tretë është Cakran – Mollaj ku gjithsej janë 63 puse në inventarin e këtij sektori, ndër te cilët 32 janë puse aktive për naftë e gaz. Prodhimi në këtë vendbur është 14 mijë tonë gjatë vitit 2024.

I katërti eshtë vendburimi Gorisht – Kocul dhe vendburimi ka gjithsej 284 puse vertikale ne inventar, prej te cilëve 142 puse janë aktiv për naftë e gaz. Prodhimi në vitin 2024 në këtë vendburim ishte mbi 32.4 mijë tonë.

Vendburimi i fundit eshtë ai i Amonicës ku aktualisht ka 59 puse në inventar nga të cilët vetëm 23 puse janë aktiv për naftë e gaz.Prodhimi në vitin 2024 ishte 3218 tonë./