Ballina Shqiperia ime Alarm për b*mbë në kolegjin turk “Turgut Ozal”

Alarm për b*mbë në kolegjin turk “Turgut Ozal”

Një alarm për bombë te shkolla “Turgut Ozal” në Tiranë ka shkaktuar panik tek fëmijët, mësuesit por edhe prindërit që janë lajmëruar nga shkolla përmes një mesazhi.

Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë. Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë!

Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt. Mësuesja kujdestare