Një aksion i madh i forcave të Policisë së Kosovës është zhvilluar mëgjesin e së shtunës po në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut, ku një natë më parë u hodh në erë kanali i ujit Ibër-Lepenc.Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë shkurt Elshani.
Nuk dihet nëse nga ky aksion është arrestuar ndonjë person ose është gjetur armatim.
Aksioni po zhvillohet pas shpërthimit të mbrëmshëm në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar thuhet se janë prapa këtij shpërthimi në veri të vendit.
Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.