Ballina Shqiperia ime Aksion anti-droge, 22 persona në pranga

Aksion anti-droge, 22 persona në pranga

22 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë në kryeqytet.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Operacioni është zhvilluar në disa zona të kryeqytetit ndërsa mësohet se është sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Në total janë 30 urdhërarreste të lëshuara,. por përveç arrestimeve të sotme, disa masa janë ekzekutuar edhe në burg pasi personat rezultonin të arrestuar për vepra të tjera penale.