Ballina Shqiperia ime Aksidenti në Vlorë, policia jep detaje: Viktima rreth 30 vjeç, ende nuk...

Aksidenti në Vlorë, policia jep detaje: Viktima rreth 30 vjeç, ende nuk është identifikuar!

Informacion paraprak

Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 30 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë.