Një informacion i ri ka dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Pishkash më 15 shkurt, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.
Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej tre muajsh me drejtuesin e automjetit.
Ajo dhe Sinani jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit.
Sipas burimeve, çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi.