Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në aksin rrugor “Fier-Levan”, shtetasi N. R., 31 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga është dëmtuar shtetasi N. R., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.