21-vjeçari i cili u përplas nga një makinë ndërroi jetë tragjikisht disa orë pas tek spitali i Traumës.Klajdi Hatija po udhëtonte me motor në aksin Fier- Vajkan kur u përplas nga një automjet.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Dyshohet se makina i ka prerë rrugën motorit, sipas informacioneve dhe viktima është përplasur me derën.
Nisur nga postimet në rrjete sociale, i riu i kishte pasion motorët dhe shpejtësinë.
Informacion i Policise FIER
Rreth orës 13:25, në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.