Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku një motor ka përplasur dy kalimtare
Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ambulanca ka transportuar të plagosurit drejt spitalit rajonal, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.